6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Chelsea e ndal me barazim Cityn

- Advertisement -

Manchester City ka barazuar në shtëpi me Chelsean, ku rezultati në fund të takimit ishte 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të ish-lojtarit të Cityt, Raheem Sterling, i cili shënoi në minutën e 42-të të ndeshjes.

Përkundër tentimeve të shumta, City golin e barazimit e gjeti tek në minutën e 83-të të ndeshjes me anë të Rodrit.

City tentoi edhe më, ku krejt në fund të takimit u desh ndërhyrja e VAR-it për ta vërtetuar një penallti, e cila nuk u akordua.

Me këtë barazim, City mbetet katër pikë prapa kreu të Premier League, Liverpoolit i cili ka 57 pikë dhe dy më pak se Arsenali është është në vendin e dytë me 53 pikë.

Ndërsa, Chelsea gjendet në pozitën e 10-të me vetëm 35 pikë nga 25 ndeshje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit