Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të javës së 28-të të Premier Leagues.
“Blutë e Londrës” fituan me rezultat 3:2.
Golat në “Stamford Bridge” për skuadrën e Mauricio Pochettinos, i realizuan Nicholas Jackson, në minutin e 6-të, Cole Palmer në minutin e 58-të dhe Mykhailo Mudryk, në minutin e 76-të.
Ndërkaq, për atë të Eddie Howe realizuan Alexander Isak, në minutin e 43-të dhe Jacob Murphy, në minutin e 90të.
Chelsea pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.
Newcastle United është një pozitë më lart, me vetëm një pikë më shumë.