23.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Chelsea e mëson sa duhet të paguaj për Fermin Lopez

- Advertisement -

Chelsea ka kthyer vëmendjen nga mesfusha dhe ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez.

22-vjeçari konsiderohet një prej talenteve më të mëdha në “Camp Nou”, me Barcelonën që e ka vlerësuar me një çmim fillestar prej 90 milionë eurosh.

Sipas The Guardian, katalanasit nuk pritet ta pranojnë ofertën e parë të londinezëve, ndërsa bisedimet mund të kërkojnë një shumë mbi 60 milionë euro për të ecur përpara.

Fermin shpërtheu sezonin e kaluar, duke u bërë pjesë e rëndësishme e rotacionit të Barcelonës. Teknikisht i rafinuar dhe me aftësi për të shënuar gola nga mesfusha, ai është shndërruar në një nga lojtarët më premtues të La Ligës.

Chelsea ndërkohë ka qenë aktiv në afatin kalimtar veror, duke kompletuar transferimin e Alejandro Garnachos nga Manchester United për 40 milionë funte, në një marrëveshje shtatëvjeçare.

Por trajneri Enzo Maresca kërkon ende përforcime në mesfushë dhe e sheh Lopezin si objektivin kryesor për fazën e ardhshme të projektit të tij.

Nëse Barcelona do të heqë dorë nga një produkt i akademisë mbetet e paqartë, por Chelsea me gjasë do të duhet të përmirësojë ofertën për të testuar vendosmërinë e klubit katalanas.

Të ngjashme

Të fundit