Chelsea, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ka konfirmuar transferimin e Mykhailo Mudryk.
“Është koha për ta ndjekur këtu”, thuhet në një foto të publikuar nga klubi londinez në “Instagram”, në të cilën shihet lojtari me fanellën e Shakhtar Donetskut.
“Lërini një mesazh për Mudryk për të treguar pak dashuri!”, thuhet në postimin tjetër të Chelseat.
Kujtojmë se Chelsea arriti këtë të premte marrëveshje me Shakhtar Donetskun për transferimin e sulmuesit ukrainas, për çmimin prej 100 milionë eurosh në total.
“Blutë” i kanë ofruar 22-vjeçarit kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Mudryk është nisur drejt Londrës për të diskutuar rreth kushteve personale, për t’iu nënshtruar pastaj edhe testeve mjekësore.
Kësisoj, edhe zyrtarizimi i transferimit nga ana e Chelseat pritet që të bëhet së shpejti.