Chelsea raportohet se ka dorëzuar te Lyoni ofertën për transferimin e Malo Gustos.
Sipas “FootMercato”, oferta është dërguar këtë të martë – por, detajet e ofertës nuk u zbuluan.
Kësisoj, mediumi francez nuk ka përjashtuar mundësinë që Chelsea të bëjë edhe një tjetër ofertë të përmirësuar për 19-vjeçarin.
Mbrojtësi i djathtë është një titullar i padiskutueshëm në skuadren e drejtuar nga Laurent Blanc.
Reprezentuesi i Francës U21 me Lyonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Sipas “Transfermarkt”, Malo Gusto në treg momentalisht vlerësohet me 15 milionë euro.