6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Chelsea e Barça e duan De Ligtin

- Advertisement -

Qendërmbrojtësi holandez mund të largohet nga Juventusi gjatë verës, e duan gjigantët evropianë

Chelsea dhe Barcelona janë futur në garë për futbollistin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Qendërmbrojtësi holandez duket se është i interesuar për të lëvizur nga Torino gjatë verës që vjen.

22 vjeçarit do t’i skadojë kontrata me “Bianconeri” në vitin 2024”.

Por, Juve po e konsideron mundësinë e shitjes së lojtarit në fund të këtij sezoni, përcjell “Gazeta Express”.

Në këtë drejtim po punon edhe menaxheri i ish-futbollistit të Ajaxit, Mino Raiola.

Barcelona po planifikon t’i shpenzojë 75 milionë euro për De Ligtin, të cilin e sheh si pasardhës ideal të Gerard Piques.

Kurse, Chelsea po ashtu po e përgatit një ofertë të majme për qendërmbrojtësin stabil.

De Ligt mund ta zëvendësojë në Londër Antonio Rudigerin, i cili mund të largohet nga kampioni aktual evropian

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit