Chelsea po lidhet me transferimin e Alejandro Garnachos nga Manchester United, por fillimisht duhet të largojë disa lojtarë të panevojshëm për të liruar hapësirë në skuadër.
Blutë e Londrës do të vazhdojnë me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa informacione mbi planet e Chelseat për të ndjekur Xavi Simons dhe Garnacho.
“Hapi i parë, shkojnë për Xavi Simons, bisedimet kanë përparuar me Leipzig”, ka shkruar fillimisht Romano.
“Pastaj, hapi tjetër, ta konsiderosh Garnachon si një mundësi në muajin gusht, nëse kushtet e United për shitje përputhen me kushtet e Chelseat”.
“Që e gjithë kjo të ndodhë, Chelsea do të ketë nevojë që Nkunku dhe Sterling të largohen, dhe që Garnacho të mos shkojë diku tjetër”, përfundoi gazetari. /Telegrafi/