Dy gjigantët e Premier Ligës, Chelsea dhe Tottenham janë pas mbrojtësit të Leipzig, Josko Gvardiol.
Gvardiol është një nga mbrojtësit më të kërkuar të momentit.
Disa ekipe të mëdha janë duke e monitoruar situatën e tij, në mesin e tyre edhe dy gjigantët e ligës angleze.
Sipas raportimi të ‘Calciomercato’, Chelsea dhe Tottenham janë në garë për Gvardiol.
Përveç tyre interesim për kroatin kanë shfaqur edhe kampioni në fuqi, Manchester City.