Chelsea dhe Manchester City kanë rënë dakord për transferimin e Raheem Sterling drejt ekipit londinez.
E ardhmja e Sterling është shumë afër ‘Stamford Bridge’.
Sipas ‘BBC Sport’, Chelsea dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për Raheem Sterling.
‘Blutë e Londrës’ do të paguajnë gjithsej 50 milionë funte duke përfshirë shtesat për anglezin.
27 vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me një opsion për ta vazhduar edhe për një sezon tjetër.
Mbetet të shihet se kur do të vie zyrtarizimi i lojtarit te ekipi londinez.