Chelsea e ka shijuar fitoren e parë në Premier League këtë sezon të garave.
‘Blutë’ e Londrës në udhëtim deklasuan West Ham-in, me rezultat 5-1, duel ky i zhvilluar të premten mbrëma në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit anglez.
Dueli mes West Ham-it dhe Chelsea, ka dhënë një sfidë tejet interesante, me plotë raste dhe gjashtë gola të shënuara.
Paqueta në minutën e 6-të kalojë në epërsi ekipin nikoqir.
Por, më pas lojën e mori në kontrolle skuadra mike dhe jo vetëm duke barazuar rezultatin, por duke fituar bindshëm në këtë sfidë joshëse.
Pedro në minutën e 15-të, Neto në minutën e 23-të, Fernandez në minutën e 34-të, Caicedo në minutën e 54-të dhe Chalobah në minutën e 58-të shënuan për fitoren e Chelsea-s e cila tani ka katër pikë dhe merr kreun e tabelës. /RTKlive/