Reece James ka rinovuar me Chelsea, deri më 30 qershor 2027. Mbrojtësi i djathtë më pas ka thënë edhe fjalët e para për nënshkrimin me blutë e Londrës.
“Jam në qiell të shtatë me kontratën time të re. U jam mirënjohës tifozëve, pronarëve të rinj dhe të gjithë të përfshirëve në klub.
Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja. Jam i sigurt se do të kemi mundësinë të fitojmë shumë trofe.
Jam rritur duke mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç. Rinovova sepse ky është klubi ku dua të jem. Kemi një të ardhme të ndritur përpara”, tha James mes të tjerash.