Ish-mbrojtësi Glen Johnson beson se Chelsea arriti marrëveshjen më të mirë në histori duke marrë Jadon Sanchon nga Manchester Unitedi.
Klubi londinez e transferoi anglezin si formë huazimi me obligim blerje për vlerën 20-25 milionë funte.
Johnson e ka vlerësuar këtë marrëveshje si më të mirën në histori, duke pas parasysh edhe formën që po kalon lojtari që kur arriti në “Stamford Bridge”.
“Lëvizja e Jadon Sanchos nga Manchester Unitedi duket si një marrëveshje e njëanshme. Këto ditë, 23 milionë funte për një lojtar si ai është si ta japësh falas”.
“Çfarë ka bërë në javët e fundit është ajo se çfarë është në gjendje të bëjë, thjesht duhet ta bëjë më shpesh”.
“I duket se po e shijon vetën prandaj edhe po bën këso paraqitje, prandaj edhe trajneri dhe stafi meritojnë lëvdata sepse këta lojtarë nuk po paraqiteshin si tani”.
“Ta merrnin Jadon për 23 milionë funte duket si marrëveshja më e mirë në histori”, deklaroi ai ndër të tjera.
Edhe pse askush s’e priste, Chelsea aktualisht renditet e dyta në Premierligë pas 16 ndeshjeve, vetëm dy më pak se lideri Liverpool, mirëpo këta të fundit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.