Chelsea raportohet se është afër kompletimit të trasnferimit të Axel Disasi nga Monaco.
Gazetari i njohur, David Ornstein, ka raportuar se “Blutë” kanë arritur një marrëveshje në parim me klubin francez për transferimin e 25-vjeçarit, transmeton Gazeta Express.
Chelsea do të paguajë 45 milionë euro për transferimin e Disasi.
Reprezentuesi francez shihet si opsion për të përforcuar mbrojtjen e londinezëve, pasi dihet se Wesley Fofana do të mungojë për një kohë të gjatë.
Në Chelsea, Disasi do të ribashkohet me ish-partnerin e mbrojtjes, Benoit Badiashile, i cili në janar u transferua nga Monaco në “Samtford Bridge”.