Chelsea ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e sulmuesit Joao Felix.
24-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës londineze, në një marrëveshje gjashtë vjeçare me opsion për 12 muaj të tjerë.
Klubi i Premierligës nisi negociatat me Atleticon që kur dështuan në afrimin e Samu Omordionit shkaku i disa problemeve në kontratë.
Çmimi se për sa është mbyllur kjo marrëveshje s’është bërë i ditur, derisa Felix e njeh mirë klubin londinez shkaku që ishte huazim në sezonin 2022/23, ku realizoi katër gola në 20 paraqitje.
Pas huazimit te Chelsea, Felix u huazua te Barcelona – ku regjistroi 10 gola dhe gjashtë asistime në 44 paraqitje.
Kujtojmë, Atletico e bleu Felixin nga Benfica në verën e vitit 1019 për 126 milionë euro, mirëpo kanë fituar shumë më pak nga shitja e tij.
Përndryshe, Felix ka zhvilluar 41 paraqitje për Portugalinë duke bërë dy paraqitje në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.