Inteligjenca Artificiale apo më saktë ChatGPT ka përpiluar një formacion me futbollistët më të mirë të vitit 2024 që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa zgjedhjet e tij në disa pozita kanë qenë paksa befasuese duke lënë shumë vend për debat dhe komente të ndryshme.
Viti 2024 ishte vit pozitiv për futbollistët nga Kosova dhe Shqipëria, ku shumë nga ta patën suksese të mëdha me ekipet e tyre, por edhe me kombëtaren kuqezi e cila arriti të ishte pjesë e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.
Ka disa nga ta që ishin më të dalluar si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, duke fituar trofe, çmime dhe lënë gjurmë të mëdha këtë vit që lamë pas.
Megjithatë, në pyetjen e Telegrafi drejtuar ChatGPT: Më bëjë formacionin më të mirë të vitit 2024 të lojtarëve nga Kosova dhe Shqipëria?, inteligjenca artificiale pati disa zgjedhje befasuese.
Formacioni më i mirë i vitit 2024 me lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria mund të duket kështu (bazuar në lojtarët që kanë performuar më mirë kohët e fundit në nivele të larta)”, ishte përgjigja e ChatGPT.
Formacioni: 4-3-3
Portieri:
Arijanet Muric (Kosovë, Ipswich Town) – Portier i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për ekipin e tij.
Mbrojtësit:
Elseid Hysaj (Shqipëri, Lazio) – Lider në mbrojtje me përvojë ndërkombëtare.
Amir Rrahmani (Kosovë, Napoli) – Një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, shtyllë e mbrojtjes.
Marash Kumbulla (Shqipëri, Roma/Sassuolo) – Qendërmbrojtës i ri dhe premtues, pavarësisht disa lëndimeve.
Fidan Aliti (Kosovë, Alanyaspor) – Një lojtar i qëndrueshëm në krahun e majtë.