Chatbot-et e inteligjencës artificiale i drejtojnë përdoruesit e cenueshëm të mediave sociale drejt kazinove të paligjshme online

- Advertisement -

Chatbot-et e inteligjencës artificiale po u rekomandojnë kazino të paligjshme online përdoruesve të cenueshëm të mediave sociale, duke i vënë ata në rrezik në rritje për mashtrim, varësi dhe madje edhe vetëvrasje, shkruan The Guardian.

Analiza e pesë produkteve të inteligjencës artificiale, në pronësi të disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, zbuloi se të gjithë mund të nxiten lehtësisht të listojnë kazinotë “më të mira” pa licencë dhe të ofrojnë këshilla se si t’i përdorin ato.

Këta operatorë, që veprojnë zakonisht nën gjethen e fikut të një licence nga juridiksione të vogla si ishulli i Kuraçaos në Karaibe, janë lidhur me mashtrim, varësi dhe madje edhe vetëvrasje.

Të ngjashme

Të fundit