Ajo ndodhet në Nju Jork për Javën e Modës atje. Bëhet fjalë për këngëtaren Charli XCX. Artistja dukej mahnitëse me një bluzë me rripa dhe pantallona të njëjta ku shkruhej fjala “Parajsë”.
Stilit të saj të guximshëm të veshjes ajo i shtoi një palë taka të zeza me platformë, teksa u afrua drejt makinës, duke treguar pamjen e saj para kamerave.
Charli së fundmi tregoi se si ndihet tani që ka gjetur dashurinë e jetës saj.
“Tani që jam më e lumtur si person dhe kam gjetur dashurinë e jetës sime, mund të them që kam punuar për shumë vite për atë që kam, tani thjesht dua të ngadalësoj ritmin dhe t’i shijoj të gjitha”, është shprehur ajo për revistën Vogue.
Kjo shpjegon edhe arsyen se pse këngëtarja është shkëputur disi nga bota e muzikës për t’iu fokusuar jetës personale.