8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Charles Michel i përgjigjet Trumpit për Ukrainën: Kemi dhënë 143 miliardë euro

- Advertisement -

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kundërshtoi këtë premte pretendimet e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili akuzoi Evropën se nuk e ndihmon aq sa duhet Ukrainën dhe, në fakt, po bën më pak se Uashingtoni.

“Le të rivendosim të vërtetën. Shifrat flasin vetë. Kontributi i BE-së në Ukrainë: 143 miliardë euro (150 miliardë dollarë),” shkroi Michel në një postim në Platformën X, i cili i drejtohej Trump.

Trump, i cili do të përballet sërish me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, të enjten i kërkoi Evropës të “lëvizë” për të mbështetur Kievin. Nesër të shtunën Dhoma e Përfaqësuesve Amerikanë pritet të votojë një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerën 61 miliardë dollarë. Kjo ndihmë ishte bllokuar prej muajsh nga republikanët.

“Si ka mundësi që SHBA-të janë zotuar të japin më shumë se 100 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë, më shumë se Evropa, kur ne jemi të ndarë nga një oqean!”. Trump protestoi në faqen e tij të internetit, Truth Social. Pa kundërshtuar drejtpërdrejt paketën e re të ndihmës, ish-presidenti tha ditët e fundit se SHBA duhet të “ndalojë dhënien e parave pa shpresuar t’i kthejë ato”.

“Të gjithë janë dakord se mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne, por ato janë po aq të rëndësishme për ne! Lëvizni, Evropë”, shkroi Trump, i cili akuzon rregullisht evropianët se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Sipas Institutit Kiel me bazë në Gjermani, BE-ja dhe vendet e saj anëtare ishin në fillim të vitit mbështetësit kryesorë të Kievit, pasi kishin premtuar të mbështesin Ukrainën me 144.1 miliardë euro. Pasojnë SHBA-të me 67.6 miliardë euro. Megjithatë, BE-ja deri më tani ka dhënë vetëm 77.2 miliardë euro, sepse kontributi i saj shtrihet gjatë viteve të ardhshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit