Charles III të shtunën është shpallur mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Pallatin St James në Londër, e në hyrje pati vëmendjen e mijëra njerëzve që ishin mbledhur për ceremoninë.
“Unë e di se duhet të jem i mbështetur nga dashuria dhe besnikëria e popujve, sovran i të cilëve jam thirrur të jem dhe se në kryerjen e këtyre detyrave, unë do të udhëhiqem nga këshillat e parlamenteve të tyre të zgjedhura. Në të gjitha këto, unë jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles në fjalën e tij.
E gjithë ceremonia u zhvillua nën traditën e lashtë dhe simbolikën politike, e u transmetua për herë të parë drejtpërdrejtë në internet.
Charles, i kaloi shtatë dekada si trashëgimtar dhe u bë automatikisht mbret kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten.
Kjo është hera e parë që mbahet ceremonia e pranimit që nga viti 1952, kur mbretëresha Elizabeth II mori fronin.