11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Champions, Liverpool sonte kërkon biletën e parë drejt finales, Villarreal tenton surprizën

- Advertisement -

Liverpool do të  udhëtojë në “Estadio de la Ceramica” për t’u përballur me Villarreal në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, takim që do të nis nga ora 21:00.

Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione, pasi të besuarit e Unay Emery do të tentojnë suprizën ndaj “The Reds” , me takimin e parë që është mbyllur në favor të skuadrës angleze 2-0.

Skuadra spanjolle do të ketë disa mungesa në këtë përballje pasi, Alberto Moreno dhe Raul Albiol ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa Gerard Moreno me gjasa do e nisë nga stoli, kurse Danjuma është në pikëpyetje.

Nga krahu tjetër Liverpool ka vetëm shqetësimin e Roberto Firmino, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve janë të gatshëm për Klopp.

Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Capoue, Coquelin, Parejo; Lo Celso; Chukëueze, Dia

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit