Home Sport Champions League/ Luhet gjithçka në “grupin e ferrit”, Porto sfidon Shakhtar Donetsk për kualifikimin në fazën tjetër

Champions League/ Luhet gjithçka në “grupin e ferrit”, Porto sfidon Shakhtar Donetsk për kualifikimin në fazën tjetër

0
Champions League/ Luhet gjithçka në “grupin e ferrit”, Porto sfidon Shakhtar Donetsk për kualifikimin në fazën tjetër

Këtë të mërkurës, gjithçka do të startojë në orën 18:45, me përballjet e grupit G, ku “Qytetarët” e Manchester City  dhe “Demat” gjermanë të RB Leipzig, respektivisht të kualifikuar si vendi i parë dhe i dytë në këtë grup do të përplasen me skuadrat e Young Boys e Crvenza Zvezda, në sfida ku trajnerët do të kenë mundësi të tentojë skema të reja, për skuadrat e tyre, të cilat mund të rezultojë goxha produktive.

Në orën 21:00 do të nisin edhe 6 përballjet e tjera, ku padyshim fokusi i të gjithë futbolldashësve është në grupin F, aty ku “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të presin në “Signal Iduna Park”, “gjigantët” francezë të PSG, ndërsa “Djajtë” e Milan do të udhëtojnë drejt “St. James’ Park” për t’u përballur me “bardhezinjtë” e Neëcastle, përballje këto, tejet decizive për të ardhmen e këtyre skuadrave, si në këtë kompeticion, por edhe në UEFA Europa League.

Në grupin E, “tulipanët” e Feyenoord do të udhëtojnë drejt Gllasgout, aty ku në “Celtic Park” i presin “Tërfilat” e Celtic, në një përballje me asnjë lloj rëndësie, me holandezët, që e kanë “blinduar” vendin e 3-të në grup, me 6 pikë, ndërsa skocezët ndodhen në vendin e fundit me 1 pikë. Interesante pritet të jetë përballja tjetër e këtij grupi, mes Atletico Madrid e Lazio, me dy skuadrat që luftojnë për vendin e parë të këtij grupi, në mënyrë që të shmangin, një kundërshtar serioz, në raundin tjetër.

Në grupin e fundit, grupin H, belgët e Antëerp, skuadër pjesë e së cilës është edhe “legjionari” i Kombëtares, Arbnor Muja do të presë në “Bosuilstadion”, “Katalanasit” e Barcelona, përballje kjo me aspak vlerë, me “Blaugranat” që e kanë siguruar vendin e parë në grup, ndërsa belgët ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë, ndërkaq, spektakolare pritet të jetë përballja tjetër e këtij grupi, ku “Dragonjtë” portugezë të Porto do të presin në “Estadio do Dragao”, ukrainasit e Shakhtar Donetsk, me të dyja skuadrat që kanë nga 9 pikë dhe do të luftojnë deri në fund për kualifikimin.

Exit mobile version