Mbrëmja e Champions League solli dy sfida emocionuese në orarin e hershëm të së enjtes.
Bayer Leverkusen u ndal në një barazim dramatik 2-2 në fushën e Kopenhagës, ndërsa Club Brugge dhuroi spektakël me fitoren bindëse 4-1 kundër Monacos.
Në Danimarkë, vendasit e Kopenhagës kaluan shpejt në epërsi me golin e Larsson në minutën e 9-të.
Gjermanët arritën të barazonin vonë me një perlë nga Grimaldo në minutën e 82-të, por vetëm pesë minuta më pas Robert riktheu epërsinë për danezët.
Në fund, një aksion i shpejtë i Echeverrit solli autogolin e Hatzidiakos, duke i dhënë Leverkusenit një pikë me shumë vlerë.
Në Belgjikë, Club Brugge dominoi plotësisht përballë Monacos, ku pas një penalltie të humbur nga francezët, vendasit shpërthyen me katër gola brenda 75 minutash: Tresoldi, Onyedika, Vanaken dhe Diakhon vulosën rezultatin, ndërsa Ansu Fati shënoi golin e nderit për Monacon në kohën shtesë.