11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Çfarë u vendos për fëmijët? Merr fund përfundimisht martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez, nënshkruhet…

- Advertisement -

Martesa e çiftit të famshëm, Chiara Ferragni dhe Fedez, duket se ka marrë fund pas gjashtë vitesh dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.

Sipërmarrësja dixhitale dhe reperi janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje ndarjeje dhe divorci, duke i dhënë kështu fund një lidhjeje që kishte bërë miliona fansa të ëndërrojnë.

Në muajt e fundit, fansat e Ferragni-t janë përballur me tensione publike, me sharje në mediat sociale, disting muzikor dhe thashetheme për pabesi të supozuara, duke nxitur mjaft polemika dhe që kanë vazhduar për javë të tëra.

Sipas thashethemeve të fundit për ish-çiftin, të dy kanë arritur kështu një marrëveshje konsensuale ndarjeje.

Sipas tyre, Chiara Ferragni ka vendosur të merrej tërësisht me mirëmbajtjen e fëmijëve të saj, Leone dhe Vittoria, duke refuzuar çdo kontribut financiar nga ish-bashkëshorti.

Fedez, nga ana e tij, do të kishte pranuar të mbulonte shpenzimet e shkollës, shëndetit dhe sportit të fëmijëve.

Avokatët përkatës (Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci për Fedez, dhe Daniela Missaglia për Chiara Ferragni) kanë njoftuar se, pas negociatave të gjata, çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes dhe divorcit të njëkohshëm, e cila do të depozitohet së shpejti në Gjykatën e Milanos.

Më pas gjyqtarët do të vendosin për divorcin përfundimtar brenda gjashtë muajve, duke mbyllur kështu kapitullin e një prej çifteve më të dashur dhe më të diskutuar të viteve të fundit.

Në shënimin e lëshuar nga avokatët shkruhej: “Leone dhe Vittoria do të qëndrojnë me mamin dhe babin për afërsisht të njëjtat periudha, gjatë të cilave secili prind do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre”. /Tch/

Si reperi ashtu edhe influencerja duket se synojnë ta menaxhojnë përfundimin e martesës së tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur betejat e zgjatura ligjore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit