8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Çfarë thoshte deputeti Mefail Bajqinovci për ambasadorin Martin Berishaj

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar skandalin e përfolur për ambasadorin Martin Berishaj, ku thuhet se është implikuar në një skandal të madh financiar.

Bajqinovci ka thënë se ambasadori në fjalë këto ditë do të vijë në Kosovë për tu sqaruar, dhe se nuk mund ta shkarkosh njeriun i cili e ka mohuar fajin.

“Për çështjen Berisha unë mendoj se duhet të pritur, dhe të vijë ai dhe të sqaroj se cila është e vërteta, e gjithë kësaj”, tha Bajqinovci në kanal 10.

“Ai ka thanë se nuk është e vërtetë, dhe nuk mundesh me shkarku njeriun që e ka mohu”, tha tutje Bajqinovci.

Sot, Agjencia Kundër Korrupsionit ia ka konfirmuar Gazetës Insajderi se rastin e Martin Beirshajt, për të cilin ka raportuar gazeta në prill 2022 e ka dërguar për hetim penal në Prokurorinë e Shtetit.

Berishaj ishte përfshirë në një skandal të madh në Slloveni ku sipas mediave të atjeshme rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga Berishaj dhe se ky i fundit thuhet se ka pasur rolin e “mushkës” apo transportuesit të parave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit