A duhet të konsumon kafe, pije freskuese, çajra apo thjeshtë ujë për të mos prishur dietën?
Uji
Pa dyshim pija më e shëndetshme në botë nga ku nis dhe rënia në peshë e mirëmbajtja e trupit.
Ujin duhet ta konsumoni gjithnjë dhe gjatë gjithë ditës, pavarsisht nëse jeni duke ndjekur ndonjë dietë ose jo.
Është një nga burimet e shëndetit për organizmin ndaj konsumojeni pa u ndjerë në faj gjatë gjithë ditës.
Nëse konsumoni mjaftueshëm ujë çdo ditë do ta keni më të lehtë të nxirrni nga trupi toksinat dhe të largoni dhjamin e tepërt.
Ujë me fruta
Gjithësesi gjatë një dite mund të keni nevojë që të përjetoni shije të ndryshme, pak më argëtuese se sa thjesht një gotë ujë me akull.
Në periudhën e verës pijet freskueset janë shpëtimet e vogla që gjeni sa herë jeni jashtë shtëpisë.
Ndaj kërkoni ujë me fruta dhe akull për ta shijuar ndryshe ujin tuaj.
Esenca e frutave do fillojë të ndihet disa momente pasi të jenë bashkuar me ujin ndaj pasi të përzieni për disa momente pijen tuaj.
Kafe
Kafja është një ndër pijet e tjera më popullore në botë e cila ka dhe pak kalori. Një kafe ekspres përmbajn rreth 9 kalori pra nuk ndihkon në dietën tuaj.
Nëse konsumoni shumë kafe, sigurohuni që të mos i hidhni shumë sheqer në mënyrë që të mos i shtoni kaloritë.
Megjithatë nëse nuk jeni kosnumues të kafes, AgroWeb ju sugjeron një mori pijehs të tjera të shëndetshme.
Çaji jeshil
Njihet si një mënyrë për të rënë në peshë natyralisht dhe sa më natyral të jetë aq më mirë i bën trupit tuaj.
Çaji jeshil përmban antioksidantë të cilët rrisin aftësinë e trupit për të djegur dhjamin e keq.
Një studim tregoi se gratë që konsumonin çaj jeshil matcha para aktiviteteve të përditshme si ecja apo vrapimi digjnin më shumë dhjamë se ato që nuk e konsumonin.
Në përgjithësi çaji jeshil sa më natyral të jetë aq më shumë do të ndihmojë me peshën tuaj.
Lëngu i qitors
I pasur me vitamina dhe antioksidantë, lëngu i qitros si çdo lëng tjetër frutash në fakt është i mrekullueshëm për të mbajtur trupin në formë.
Por në këto raste bëni kujdes me sasitë pasi edhe lëngjet e frutave janë të pasur me sheqerna natyralë që ju shtojnë kaloritë.
Një studim rreth 12 javor në Kaiforni tregoi se personat që pinë një gotë të vogël me lëng qitro tre herë në ditë para vakteve humbën rreth 2 kilogramë.