7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Çfarë të keqe të bëri Bora që iu hodhe kundër!” Aleksia Peleshi i përgjigjet ndjekësit

- Advertisement -

Bora-Donald-Beatrix vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave sociale e historia e tyre duket se do vazhdojë gjatë. Për këtë situatë nuk ka mbetur pa u përfshirë as partnerja e Romeos, Aleksia Peleshi, e cila shpesh pyetet për tre protagonistët. Aleksia ka mbështetur publikisht Beatrix dhe Donald duke thënë se nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se ajo është kundër Borës.

“Pse për Borën nuk thua gjë? Çfarë të keqe të bëri ajo që iu ke hedhur kundër?”, e ka pyetur një prej tyre në një intervistë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram.

Aleksia nuk ka hezituar të përgjigjet duke treguar se gëzon shumë respekt për moderatoren dhe kur janë takuar ia kanë kaluar shumë mirë bashkë.

“Në cilin moment iu hodha kundër? Fakti që mbështes Trixën në vendimin për të mos i sakrifikuar ndjenjat e saj, nuk do të thotë që kam diçka kundër Borës, përkundrazi. Unë kam shumë respekt për atë vajzë, sa herë kam qenë me të ia kam kaluar shumë mirë, por ajo ka vazhduar jetën e saj me dinjitet dhe të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju”, ka thënë ajo.

"Çfarë të keqe të bëri Bora që iu hodhe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit