-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Çfarë rekordesh thyen Monika Lubonja, Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira në edicionin e parë të BB VIP?

- Advertisement -

Publiku shqiptar po pret me padurim datën 13 janar pasi do të nisë transmetimin edicioni i tretë i “Big Brother VIP”. Prej disa kohësh po përflitet për personazhet e njohur të ekranit, të cilët mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, pasi është përfolur shumë edhe në lidhje me emrin që do të prezantojë këtë edicion të reality show-t. Producentja e mirënjohur, Sara Hoxha, konfirmoi pak ditë më parë në “Më lër të flas” se Ledion Liço do të moderojë BB VIP3.

E teksa të gjithë janë duke pritur që të njihen me banorët e rinj dhe të shohin ndryshimet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, në këtë shkrim do të kujtojmë disa nga ngjarjet që kanë thyer rekord në edicionet e mëparshme.

E para ka të bëjë me Kutinë e Pandorës, ku dy banore të edicionit të parë refuzuan që t’a hapnin. Është fjala për Monika Lubonjën dhe Arjola Demirin.

Dy ish-banoret janë lojtaret e para në çdo seial të “Big Brother” në mbarë botën që refuzuan që të hapnin Kutinë e Pandorës.

Arjola gjatë spektaklit në atë kohë u vendos para Kutisë së Pandorës, e nëse do e hapte do të fitonte një udhëtim në Disneyland së bashku me tre fëmijët e saj. Por ajo vendosi që të mos e hapte dhe u shpreh:

“Unë nuk e hap se dua t’jua dhuroj unë. Loja është bërë shumë e vështirë. Nuk është për shkak se nuk jam e fortë të zgjedh por është realisht shumë e vështirë. Duhet të kishte ardhur më përpara dhe nuk ka qenë kjo dëshira ime. Kjo nuk ishte një dëshirë.

Nuk jam penduar që nuk e hapa. Shumicën e rasteve që është hapur kutia ka pasur nominime dhe në këtë pjesë lojës nuk doja që e gjithë pesha e nominimeve të ishte vetëm tek unë”.

Nga ana tjetër Monika Lubonja është shprehur:

“Ne jemi drejt fundit dhe të vjen keq kur dëgjon opinionistët të thonë se u treguam të dobëta. Nuk mendoj që unë duhet të zgjidhja Pandorën, se nuk e mendoja që do i binte Arjolën, nuk dua të fitoj diçka dhe të largoj dikë. Ka momente këtu që realisht janë shumë të vështira dhe nuk e kuptoj pse Arbri thotë dobësi, kemi kaq muaj që luftojmë këtu. Unë do dal ashtu siç jam futur”.

Ndërkohë ish-banorja e edicionit të parë të reality show-t, Einxhel Shkira ka thyer rekord si lojtarja që ka marrë më shumë nominime në historinë e Big Brother. Ajo është nominuar plot 19 herë. /Shqip/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit