Cristiano Ronaldo ka shënuar gol fantastik për Al Nassr në ndeshjen që po zhvillohet në Ligën Pro Saudite, ku skuadra e portugezit po fiton 2:0 ndaj Al Khaleej. 38-vjeçari tani ka shënuar 400 gola pas moshës 30-vjeçare, një rekord i çmendur i arritur nga ai.
Superylli portugez hapi rezultatin për Al Nassr kundër Al Khaleej të shtunën në Arabinë Saudite me një goditje nga jashtë zonës së penalltisë. Shënimi i Ronaldos është goli i tij i 400-të që kur mbushi 30 vjeç.
Ronaldo mund të ketë mbushur 38 vjeç në shkurt, por ai ka treguar pak shenja të ngadalësimit. Portugezi është golashënuesi më i mirë në Ligën Pro Saudite deri më tani këtë sezon dhe do të shpresojë të ngrejë trofeun e tij të parë me Al Nassr që kur u bashkua skuadrës arabe nga Manchester United.
Al Nassr po fiton 2:0, ku në golin e dytë Ronaldo asistoi. Pas kësaj ndeshje skuadra e Ronaldos kthehet në aksion të martën në Ligën e Kampionëve të AFC kundër Al Duhail.