![Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK-ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit – Flet Pal Lekaj Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK-ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit – Flet Pal Lekaj](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/lekaj.jpg)
Deputeti Pal Lekaj ka konfirmuar se AAK-ja është ftuar nga ambasada amerikanë në Kosovë për takimin e 31 janarit që pritet të diskutohet Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se AAK-ja do ta bëjë të qartë qëndrimin e tyre për Asociacionin, e që thotë se do të kundërshtojnë çdo Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bën jofunksional shtetin e Kosovës.
“Po, sa i përket ftesës nga ambasada e SHBA’së, AAK ka ftesë dhe do të marrim pjesë. E kemi vlerësuar si pozitive ftesën nga ambasada amerikane. Do të japim kontributin tonë dhe qëndrimin tonë sa i përket Asociacionit.
AAK sa i përket asociacion e kemi të qartë qëndrimin tonë, sepse nuk sugjerojmë të nënshkruhet një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e e bën jofunksional shtetin e Kosovës”, tha Lekaj.
Po ashtu, deputeti i AAK-së beson që SHBA-të do të pranojnë krijimin e një asociacionit me kompetenca ekzekutive.
“Sa i përket formimit të asociacionit dhe sugjerimet të miqve tanë ndërkombëtarë, nuk mendoj që SHBA-të pranojnë një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bëjnë jofunksional shtetin e Kosovës. Nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe që është në kundërshtim me kushtetutën”, shtoi tutje Lekaj.