Ministri i Financave, Hekuran Murati është pyetur se çfarë mendon ai për presidencën e Vjosa Osmanit gjatë mandatit pesë vjeçar.
Murati, ka vlerësuar ‘’s’i punë e mirë’’, por se ‘’herë pas herë’’ ka pasur mospajtime.
‘‘Unë besoj që vlerësimi mundet t’i jepet si punë e mirë sa i përket presidencës, normalisht ka pasur herë pas herë situata të ndryshme ku ka mospajtime po gjëra të tilla ndodhin gjithkun’’.
Ai është pyetur edhe se a ka pasur mospajtime sa i përket Bordit të Paqes, për të cilën ai ka thënë se ‘’nuk di që ka diçka të tillë’’.
‘’Nuk di që ka diçka të tillë. Nuk di as që është diskutu për mospajtime të tilla”, ka thënë Murati në Pressing në T7.






