Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ështe në prag të publikimit të albumit të saj më të ri, me titull “Diamonds & Dancefloors”, i cili pritet të publikohet me datë 27 janar 2023.
Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale disa pjesë të shkurtra duke na njohur kështu me këngët e saj më të reja të cilat do të jenë pjesë e albumit.
Një ndër këngët që i sollën suksesin më të madh në karrierën e saj muzikore, “Sweet but Psycho”, u nominua në kategorinë “Choice Pop Song”, ku fitoi çmimin “Best Push Artist” në vitin 2019 MTV Europe Music Awards.
Po ashtu Ava Max ka performuar përkrah personazheve me famë botërore në emisionet më të ndjekura, dhe këngët e saj janë klasifikuar në top 10 më të dëgjuara në Pop Radio, për disa herë radhazi. Suksesi i albumit të ri që do lançohet vitin që vjen, pritet të jetë shumë premtues për këngëtaren./tvklan.al/