-2.5 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Çfarë po paralajmëron kështu Maliqi? – “Ndoshta këtë javë sanksione nga ShBA për qeveritarët e Kosovës”

- Advertisement -

Mund të ketë ndëshkim në formë të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj qeveritarëve kosovarë, ka paralajmëruar studiuesi Agon Maliqi.

Duke folur për aksionet qeveritare në mbylljen – pavarësisht këshillimit kundër nga ShBA – e disa strukturave paralele serbe, Maliqi thotë se kjo “do të ketë një faturë të madhe ndërkombëtare”.

Mendoni që po fitoni diçka në veri duke i mbyllë disa zyre që kanë për t’u mbyllë në një moment të caktuar sepse s’e kanë jetën e gjatë, këtë jeni duke e bo me koston e izolimit dhe kosoton e humbjes së besimit ndaj nesh, pra ne nuk mundemi me punu me juve, nuk ju besojmë më…”, tha Maliqi në Pressing.

Sipas tij, këtë javë pritet ndëshkim në formë të sanksioneve.

“Ndoshta këtë javë mund të pritet ndëshkimi, ndoshta pak më i madh siç u përfol çështja e sanksioneve. Do të jetë ndëshkimi në formën e sanksioneve të paralajmëruara për zyrtarët e qeverisë së Kosovës…”, u shpreh Maliqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit