Luiz Ejlli përballë banorëve të “Big Brother Vip Albania” shprehet pothuajse çdo ditë se këtë edicion e ka të fituar dhe se të gjithë banorët e tjerë, do t’i përcjellë për në shtëpi.
Por, në dy diskutime që ka bërë së fundmi, Luizi ka thënë të kundërtën: është i bindur që nuk do ta fitojë “Big Brother-in.”
Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi u shpreh se:
“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ya jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”
Por artisti nuk e mbylli me kaq këtë diskutim, pasi duke folur me Kiarën në dhomën e gjumit, u shpreh sërish se nuk do të fitojë.
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shlojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.
Nga ana tjetër Kiara u mundua ta bënte të mendonte më pozitivisht.
“Po të dish ta menaxhosh edhe e fiton. Duhet të menaxhosh këtë pjesën e tepricës, të tregosh atë anën njerëzore. Nuk e di se sa do ia arrish”, iu drejtua moderatorja.