The Weeknd tashmë do ta shohim në një film, së bashku me Jenna Ortega-n dhe aktorin fitues të çmimit Bafta, Barry Keoghan.
Edhe pse nuk dihet ende shumë për filmin, është zbuluar ekskluzivisht nga Deadline se këngëtari i “Blinding Lights”, është edhe skenarist i filmit në bashkëpunim me Trey Edward Shults, i cili njihet më së shumti për regjinë e “It Comes At Night”
Pasi kanë punuar në produksion për disa muaj, thuhet se Ortega dhe Keoghan janë “surprizuar” nga skenari.
Ndërsa historia e filmit, madje edhe titulli, janë mbajtur të fshehta – është zbuluar gjithashtu se The Weeknd do të regjistrojë dhe një këngë si kolonë zanore të filmit.
Këngëtari do të shfaqet gjithashtu edhe në serialin “The Idol” të HBO, me Lily-Rose Depp, traileri i të cilit është publikuar:
“The Idol” do të publikohet këtë vit.
Dhe ndërsa Abel (emri i vërtetë i The Weeknd) po eksploron kinematografinë, ai vazhdon të jetë po aq i suksesshëm në muzikë.
Këngëtari i “Save Your Tears” ka bërë histori si artisti i parë që kalon 100 milionë transmetime mujore në Spotify, vetëm disa ditë pasi publikoi një remiks të “Die For You” me Ariana Grande.