-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Çfarë përmban plani i ri me 4 pika i Von der Leyen për rritjen e Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të BE gjatë vizitës së tij dy ditore në Bruksel.

Fillimisht, kreu i qeverisë zhvilloi takim me Presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen. Kjo e fundit teksa bëri me dije detaje nga takimi ka deklaruar se në fokus ishte një plan i ri i BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor të cilën von der Leyen e ka njoftuar në 31 maj gjatë fjalës së saj në forumin “GLOBSEC” të mbajtur në Bratislavë.

Pas takimit me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidentja e Komisionit Eurpian Ursula Von der Leyen ka dhënë më shumë detaje mbi çka është diskutuar.

“Ky plan do afrojë rajonin me BE-në dhe do nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, thekson Von der Leyen.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen bazohet në katër shtylla, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i  reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të para anëtarësimit”, sipas Report Tv.

“Ballkani Perëndimor mund t’i bashkohet tregun tonë unik digjital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose kompjuterike. Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Unë dua që tregu ynë i vetëm të jetë një motor ndryshimi, jo vetëm për vendet që tashmë janë anëtarësuar si pjesë e familjes, por edhe për ata që po ecin drejt nesh.

Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e financimit të paraanëtarësimit. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për investime në Ballkanin Perëndimor.  Këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian në Forumin Globsec 2023, në Bratislavë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit