27.2 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Çfarë ofron Totaj në garën për një mandat të dytë?

- Advertisement -

Kryetari në detyrë i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar në Tëvë1 se ka vendosur të rikandidojë për një mandat të ri, duke theksuar sukseset e arritura gjatë qeverisjes aktuale dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të nisura.

“Deri më tani qeverisja lokale në Prizren është treguar e suksesshme. Kemi realizuar një numër serioz të projekteve, kemi indikatorë të matshëm dhe financiarë që tregojnë se kemi bërë një punë të mirë. Qelsi i kësaj qeverisjeje ka qenë puna ekipore dhe serioziteti,” u shpreh Totaj.

Ai shtoi se, përveç përfundimit të projekteve ekzistuese, synon edhe fillimin e disa të rejave që janë planifikuar, dhe beson fuqishëm në fitoren e tij, qoftë në raundin e parë apo të dytë:
“Besoj që fitoj me balotazh apo pa balotazh, kjo mbetet të shihet – gjasat janë shumë të larta.”

I pyetur se çfarë do të ofrojë ndryshe në mandatin e ardhshëm, Totaj tha se do të vazhdojë me të njëjtin ekip dhe qasje:
“Nga mandati i kaluar nuk do të ndryshojmë asgjë në esencë – do të ofrojmë një qeveri të njëjtë, të bazuar në transparencë dhe menaxhim të qëndrueshëm. Me përvojën katërvjeçare do të identifikojmë mangësitë dhe do të ndërmarrim projekte të reja për të përmirësuar edhe më shumë shërbimet për qytetarët.”

Totaj shprehu bindjen se puna e bërë deri më tani dhe besimi i qytetarëve do të jenë faktorët kyç për vazhdimin e mandatit të tij në krye të komunës së Prizrenit.

Të ngjashme

Të fundit