14 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

‘Çfarë note i jep Luizit si aktor’? Olta Gixhari habit me përgjigjen

- Advertisement -

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj e kanë ngacmuar Oltën që të tregojë sa më shumë detaje në lidhje me rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”,

Në film, aktorja luan së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli. E pyetur se si shkoi kjo eksperiencë me Luizin, duke qenë se në BB VIP kanë pasur mjaft konflikte, Olta tha:

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.

Pas publikimit të disa fotografive para premierës, shumë e komentuar ka qenë edhe puthja mes tyre, që në film në fakt nuk ishte vetëm 1 puthje.

E pyetur se si puthte Luizi, aktorja e njohur tha:

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”.

Ndërsa kur u pyet nga Donaldi dhe Romeo se çfarë vlerësimi do t’i jepte Luizit nga 1 tek 10 për realizimin e rolit në film sipas mendimit të saj, aktorja u shpreh:

“10”.

https://www.instagram.com/reel/CyZIE5ntUhH/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit