Besnik Krapi ka publikuar në rrjete sociale dy foto epike të Jonida Vokshit me vajzën e tyre, Emin.
Jonida shihet duke ngrënë, teksa mban të voglën në krahë dhe kjo e fundit e sheh gjithë “inat” se përse nuk po i jep asaj.
“Çfarë nënë!”, ka shkruar Besniku me humor krahas fotove që kanë shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit.
Me 20 Qershor Emi bën dy vjeç. Padyshim që vogëlushja iu ka ndryshuar jetën Besnikut dhe Jonidës.