3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Çfarë ndodhi? Sharon Stone shpërthen në lot gjatë intervistës

- Advertisement -

Aktorja e famshme, Sharon Stone, është në listën e BCC të 100 femrave më me ndikim dhe si pjesë e kësaj ka dhënë një intervistë për median. Në të, pasi foli fillimisht për politikën, aktrimin, karrierën dhe dashurinë për pikturën, ajo u pyet se çfarë do t’i thoshte të rinjve.

66-vjeçarja, vuri dorën në fytyrë, bëri një pauzë të gjatë dhe u përgjigj: “Do t’ia dalësh”.

Aktorja, humanitare, shkrimtare, producente – dhe së fundmi, piktore – rrëfen momentet kur një hemorragji në tru gati sa nuk e vrau atë 23 vjet më parë.

“Ju nuk e dini, por do ta dini. Do ta bëja tatuazh në pjesën e brendshme të qepallave të mia. Kur isha në dysheme dhe nuk mund të thërrisja një ambulancë, kur u ktheva në shtëpi (nga spitali) dhe lexova në revistën “People” se nuk do t’a dinim për 30 ditë nëse do të jetoja apo do të vdisja”, tha ajo.

Ylli i kinematografisë shpjegoi se asaj iu dha një shans 1% për të mbijetuar dhe iu kërkua të rimësonte gjërat themelore si ecja dhe të folurit.

Stone renditi sfidat me të cilat është përballur që atëherë, duke përfshirë problemet financiare dhe një betejë për kujdestarinë me ish-bashkëshortin e saj, gazetarin Phil Bronstein, mbi djalin e tyre të adoptuar Roan.

66-vjeçarja e përdori famën e saj për të mbledhur shuma të mëdha parash për qëllime bamirësie, përfshirë kërkimet për HIV dhe AIDS.

“Jam vërtet krenare që e mora atë ide në këtë film dhe e përdora për të folur për një sëmundje që po bënte që njerëzit të ndëshkoheshin për seksualitetin e tyre sepse unë po ndëshkohesha për timin”, tha Sharon Stone.

Puna e Sharon Stone mbi HIV-in dhe AIDS-in i dha asaj Çmimin Nobel të Samitit të Paqes 2013 – një çmim i dhënë nga laureatët e Çmimit Nobel për Paqen që njeh figura në kulturë dhe argëtim që kanë kontribuar për drejtësinë sociale dhe paqen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit