Home Rozë Çfarë ndodhi mes çiftit? Mariah Carey ndahet nga balerini 14 vjet më i vogël

Çfarë ndodhi mes çiftit? Mariah Carey ndahet nga balerini 14 vjet më i vogël

0
Çfarë ndodhi mes çiftit? Mariah Carey ndahet nga balerini 14 vjet më i vogël

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey, thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj, Bryan Tanaka.

54-vjeçarja dhe balerini profesionist, 14 vite më i vogël, dyshohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies pas 7 vitesh së bashku.

Aludimet nisën pasi  40-vjeçari mungoni në turneun e saj të koncerteve “Merry Christmas One and All” këtë sezon festash.

Mediat e huaja shkruajnë se Mariah dhe Bryan zakonisht i kalojnë Krishtlindjet së bashku me fëmijët e saj në Aspen, por duket se ai nuk iu është bashkuar asaj për festat e këtij fundviti.

Artisja është nënë e binjakëve 12-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe me ish-burrin Nick Cannon.

Kjo është hera e parë që këngëtarja dhe partneri i saj, të cilët kanë një marrëdhënie profesionale që nga viti 2006, nuk kanë udhëtuar bashkë për pushime prej vitesh.

Ndërkohë çifti u pa për herë të fundit bashkë në publik në muajin mars kur këngëtarja festoi ditëlindjen.

Në atë kohë, Tanaka publikoi një foto të tij dhe Carey duke buzëqeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin në “Instagram”. Ata u njohën në vitin 2006 kur Tanaka iu bashkua superyllit në turneun e saj “Adventures of Mimi”.

Më pas, pasi punuan së bashku për një dekadë, këngëtarja dhe koreografi i “All I Want For Christmas Is You” u lidhën në vitin 2016.

Exit mobile version