32.6 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Çfarë ndodh nëse s’ka konstituim brenda afatit 30 ditësh?

- Advertisement -

Të premten, Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim. Përmes tij, urdhëroi konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda 30 ditësh.

Kjo meqë të zgjedhurit e popullit, dështuan në plot 38 seanca, ta zgjedhin kryetarin e nënkryetarët. Pavarësisht kësaj, edhe seanca e 39-të, dështoi në të njëjtën mënyrë.

Për këtë çështje, Tëvë1 të hënën ka pyetur në Gjykatën Kushtetuese.

Këta të fundit, thonë se vendimet që dalin nga kjo gjykatë, janë të detyrueshme.
“Për të gjitha çështjet e ngritura në pyetjet e parashtruara, ju lutemi t’i referoheni tekstit të plotë të Aktgjykimit të Gjykatës me numër të rastit KO124/25, të cilin mund ta gjeni të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese. Vlen të theksohet gjithashtu që, neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Gjykata Kushtetuese.

Por, çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as pas këtij afati?

“Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të krijojë masa nëse nuk zbatohet aktgjykimi. Kështu që në kuadër të këtyre 30 ditëve, deputetët janë të detyruar ta zbatojnë këtë aktgjykim, përndryshe bëjnë shkelje të Kushtetutës po ashtu edhe kodit penal të RKS-së. 1:45 Pas 30 ditëve nëse nuk konstituohet Kuvendi, duhet që presidentja e shtetit, pra, ka kompetenca kushtetuese, që ta shpërndaj këtë kuvend dhe të pa konstituuar  dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Kadri Kryeziu.

Tëvë1 për këtë çështje të hënën ka pyetur edhe në Presidencën e Kosovës.

Nga këtu, u tha se presidentja është e gatshme të veprojë nëse deputetët nuk e arrijnë konstituimin brenda afatit të caktuar.
“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, ka thënë Kupina për Tëvë1.

Të martën deputetët mblidhen për herë të 40-të në vazhdimin e seancës konstituive që nisi më 15 prill.

Të ngjashme

Të fundit