8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Çfarë ndodh nëse nuk hani mish?

- Advertisement -

Konsumimi i mishit shpeshherë kritikohet nga mjekët ndërkohë që vegjetarianët vijojnë të nxjerrin receta tepër të shëndetshme me bazë bimore.

Sipas tyre, dieta me bazë bimore na ndihmon të dobësohemi, ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, na jep më shumë energji. Ja disa nga përfitimet që sjell një dietë e tillë.

Mund të humbni kilet e tepërta

Edhe pse shkalla e përgjithshme e obezitetit është shumë e lartë, ajo është shumë më e ulët tek vegjetarianët. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Diabetikët, edhe pse numri i kalorive të marra nga mishngrënësit dhe vegjetarianët ishte e njëjtë, shkalla e obezitetit ishte shumë më e lartë tek mishngrënësit. Çfarë e bën një dietë vegjetariane të dobishme për humbjen e peshës është fakti se, ajo përmban shumë pak yndyrë, dhe është e pasur me drithëra, perime të freskëta dhe fruta.

Ul inflamacionin

Brenda pak orëve të konsumit, mishi, djathi dhe ushqime të tjera të përpunuara mund të shkaktojnë inflamacion në trup. Arteriet mund të paralizohen, si një përgjigje ndaj yndyrës. Kjo rezulton në inflamacion të vazhdueshëm, i cili mund të çojë në diabet, sëmundjet autoimune, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Dietat me bazë bimore janë anti­inflamatore, për shkak të faktit se janë të bazuara në antioksidues dhe fibra bimore. Nga ana tjetër, ato përmbajnë më pak substanca që shkaktojnë inflamacion, si endotoksina dhe yndyrat e ngopura.

Ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2

Është dëshmuar shkencërisht se ndjekja e një diete me bazë bimore mund të parandalojë dhe trajtojë diabetin. Sipas disa studimeve, ekziston një lidhje e fortë mes konsumit më të lartë të proteinave të kafshëve dhe rrezikut afatgjatë të zhvillimit të diabetit.

Edhe pse shkalla e përgjithshme e obezitetit është shumë e lartë, ajo është shumë më e ulët tek vegjetarianët. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Diabetikët, edhe pse numri i kalorive të marra nga mishngrënësit dhe vegjetarianët ishte e njëjtë, shkalla e obezitetit ishte shumë më e lartë tek mishngrënësit. Çfarë e bën një dietë vegjetariane të dobishme për humbjen e peshës është fakti se, ajo përmban shumë pak yndyrë, dhe është e pasur me drithëra, perime të freskëta dhe fruta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit