17.4 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Çfarë ndodh në Dubai? Biznesmenia shqiptare që jeton atje: I është dhënë shumë vëmendje vajzave…

- Advertisement -

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua në lidhje me Dubain, anën tjetër të medaljes.

E ftuar në panel ishte një biznesmene shqiptare, Ana, e cila u shpreh se ‘i është dhënë shumë vëmendje kronikës së zezë dhe vajzave që u përkasin kronikave rozë’.

Por sipas saj, duhet që t’u japim vëmendje edhe atyre njerëzve që kanë emigruar në Dubai si emigrantët e Italisë, Anglisë dhe çdo vendi tjetër.

“I është dhënë shumë vëmendje dhe rëndësi njerëzve të Dubait që i përkasin kronikës së zezë. Edhe vajzave që u përkasin kronikave rozë. Por kjo është një përqindje shumë e vogël. Unë nuk e vë në dyshim se nuk më takon.

Edhe sot do mundohemi t’u japim vëmendje edhe atyre njerëzve që kanë emigruar në Dubai si emigrantët e Italisë, Anglisë e çdo vendi tjetër. Ka shumë shqiptarë që kanë ndërtuar jetën në Dubai, kanë biznese. Vijnë shumë të rinj që punojnë në turizëm pasi është shumë i zhvilluar.

Duhet të mendojmë edhe për këta njerëz. Shembulli që duhet t’u japim shqiptarëve sot, nuk është kriminaliteti dhe kronika e zezë, as ajo rozë.

Femrat shqiptare nuk mbahen për kronikën rozë shumë të famshme. Femrat shqiptare kanë pastruar shtëpitë e gjithë Europës për të mbijetuar. Janë nacionalitete të tjera ato që kanë famën, ne po ia bëjmë vetes. Janë ruset ato që janë shumë mbas lekut”, tha Ana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit