Cilësia dhe sasia e gjumit ndikon drejtpërdrejt në trupin tonë. Nga funksionimi ynë i përditshëm, disponimi, shëndeti i zemrës, gjumi luan një rol kritik në mirëqenien tonë. Një nga efektet më pak të njohura të gjumit është mënyra se si ndikon në sistemin imunitar, i cili është përgjegjës për luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve.
Gjumi me cilësi të mirë mund ta mbajë sistemin imunitar të fortë dhe të shëndetshëm. Nga ana tjetër, gjumi i dobët, mund të jetë i dëmshëm duke iu bërë më të prirur për t’u sëmurë. Sa rrezik kemi kur nuk flemë? Sipas një studimi të fundit, pesë orë ose më pak në natë rrit rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet me 15%.
Një në tre të rritur nuk fle mjaftueshëm, sipas CDC, gjë që i vë ata në rrezik të shtuar të zhvillimit të kushteve si obeziteti, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Të kuptuarit e marrëdhënies midis gjumit dhe shëndetit imunitar është thelbësor. Këtu është gjithçka që duhet të dini se pse gjumi është kritik për sistemin tuaj imunitar, sipas hulumtimeve.