7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Çfarë mësuam nga projekti i NASA-s me teleskopin Webb?

- Advertisement -

NASA ka përfunduar eventin në të cilin zbuloi imazhe mahnitëse të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb prej 10 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, BBC ka ncjerrë edhe pikat kryesore nga i gjithë projekti, që shënoi një kthesë për astronominë.

  1. Nasa ka punuar për më shumë se dy dekada për të paraqitur “mrekullinë e saj shkencore” të fotografive të para me ngjyra të kozmosit.
  2. Imazhet befasuese tregojnë formimin e yjeve dhe vrimat e zeza, një pamje të universit që nuk e kemi parë kurrë më parë.
  3. Imazhet e hapësirës tejkalojnë shikimin prapa mbi 13 miliardë vjet, duke shënuar një sukses të madh inxhinierik për njerëzimin dhe planetin Tokë.
  4. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris mbetën të habitur pasi iu shfaqën imazhet e hapësirës paraprakisht në Shtëpinë e Bardhë.
  5. Një fotografi tregoi një spektër të marrë për atmosferën e WASP-96b, një planet gjigant jashtë Sistemit tonë Diellor, rreth 1,150 vite dritë nga Toka
  6. Gjithashtu dolën pamje të Unazës Jugore, një sferë gjigante në zgjerim gazi dhe pluhuri që është ndezur nga një yll që po vdes në qendër – Kuintetin e Stephanit që ndodhet rreth 290 milionë vite dritë larg – dhe Mjegullnajën Carina, një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit