Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR-it, major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.
Në njoftim shtohet edhe se përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, formalizohen procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin.
Kësisoj, shtohet në njoftim i mundësohet të dy misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve të tyre përkatëse.
‘‘Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë (EUOK) dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Sh.T. Aivo Orav, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MM) që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.
Përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, KFOR dhe EUOK formalizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin, duke i mundësuar të dy misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve të tyre përkatëse.
Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.