7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Çfarë kishte thënë Jakup Krasniqi për armët në odë para Adem Jasharit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit

- Advertisement -

Njeriu që e strehoi familjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, Elmi Zeka, në emisionin Frontal të T7, ka rrëfyer një ngjarje e padëgjuar më parë që ka ndodhur në fillet e para të organizimit të UÇK-së në vitin 1993.

Zeka tha se ngjarja ka ndodhur në një kullë, ku prezent ishin krerët e UÇK-së, Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë.

“Kemi qenë në kullë, ishte viti 1993, prezent kanë qenë Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli…”, ka thënë Zeka.

“E kur 30 armë ishin vendosur në mesin e kullës, dikush prej shokëve tha ‘Unë sot e kisha marr përgjegjësinë për ta dhezë luftën kundër Serbisë’”, është shprehur Zeka.

Tutje, bashkëluftëtari i Adem Jasharit tha se Jakup Krasniqi, i cili momentalisht gjendet në Hagë, ka thënë se nëse të gjitha regjionet do ta kishin këtë gatishmëri dhe vullnet, luftës do t’ia niste po atë natë.

“Kush e tha këtë?”, e pyeti gazetari Lani.

“Jakup Krasniqi. Pra, po fliste sikur të kishte qenë kështu (30 armë në mes të kullave) në të gjitha regjionet (si në Drenicë), sonte do t’ia kriste luftës kundër Serbisë…”, u përgjigj Elmi Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit