20.2 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

“Çfarë kanë bërë ata kur ishin në pushtet?” Murati i reagon opozitës rreth rritjes së pensioneve

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj partive opozitare rreth rritjes së pensioneve.

Murati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se teksa opozita thotë se rritja e pensioneve nuk është e mjaftueshme, mjafton të shihet se çfarë kanë bërë vetë opozita kur ishin në pushtet.

“Dje e sot keni parë e dëgjuar mobilizim të hatashëm të partive opozitare teksa tregojnë se si rritja e pensioneve nuk është e mjaftueshme, dhe se ata do t’i rrisin shumë më shumë. Por mjafton të shihet prapa në kohë për të parë se çfarë kanë bërë kur ata vetë ishin në pushtet.”

Teksa ka renditur qeveritë dhe rritjet e pensioneve ndër vite.

“Rritja e pensionit bazik të moshës nëpër vite: Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin:  +0 euro rritje gjatë mandatit. Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën: +15 euro rritje gjatë mandatit.”

Poashtu, Murati shpjegon rritjen në qeverinë Kurti.

“Qeveria Kurti: +30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro. Dhe përveç skemës së pensionit bazik, kemi rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit