Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Pasi kanë kaluar më shumë se dy dekada nga premiera e filmit “How to Lose a Guy in 10 Days”, Matthew McConaughey dhe bashkëshortja e tij, Camila Alves, rikrijuan posterin ikonik të rom-komit — por me një ndryshim. Për markën e tyre të alkoolit, “Pantalones Tequila”, Alves, 41 vjeçe, veshi fustanin e njohur të verdhë të Kate Hudson nga filmi, ndërsa McConaughey, 55 vjeç, mbante një xhaketë kostumi dhe pa pantallona. “How to Lose Your Pants in 10 Ways” ishte mbishkrimi i posterit.

2. Aktorja amerikane, Andie MacDowell, përpara famës dhe karrierës së suksesshme të aktrimit, punonte në McDonald’s për të mbajtur familjen e saj. Ajo u rrit në Karolinën e Jugut dhe për shkak të ngjarjeve që shënuan fëmijërinë e saj, ajo zhvilloi një neveri ndaj alkoolit. Përkatësisht, nëna e saj Pauline Johnston ishte një alkoolike e cila u divorcua nga burri i saj kur Andie ishte vetëm 6-vjeçe.

3. Aktori i njohur, Ylber Bardhi, i ka dhënë fund beqarisë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë, në Las Vegas. “Të sapomartuar”, ka shkruar aktori i filmit “Në kuadër të Dashurisë”, në një fotografi ku shfaqet me partneren e tij.

4. Gazetarja e njohu Fatma Haxhialiu është në një pritje të ëmbël dhe në një intervistë së fundmi në “Ftesë në pesë”, ajo ka treguar më tepër për këtë shtatzani të dytë. Fatma tregoi se fëmija i dytë do të vijë në jetë në muajin shkurt dhe se gjatë kësaj periudhe është emocionuar shumë nga urimet e panumërta. E së fundmi Fatma, partneri dhe djali i saj kanë zbuluar gjininë e bebit me një festë të organizuar. Fatma do të bëhet përsëri nënë e një djali.

5. Denzel Washington vendosi të flasë publikisht për luftën e tij me alkoolin, duke theksuar se konsumimi i tepërt ia ‘shkatërroi trupin’. Në një intervistë për Esquire teksa promovonte filmin “Gladiator II”, aktori zbuloi disa detaje. Denzel deklaroi se problemet me alkoolin nisën në vitin 1999 kur ndërtoi një bodrum vere me 10 mijë shishe në shtëpi dhe filloi të pinte gjithnjë e më shumë. Gjithashtu pranoi se përdorte drogë, por nuk u var kurrë. Me krenari theksoi se në dhjetor do të festojë dhjetë vjet që ka qenë esëll dhe nuk ka pirë asnjë pikë alkool. Aktori i njohur së fundmi tha se pas filmit “Gladiator II” do të luajë edhe disa role në projekte të reja. /TAR/