1. Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë prej kohësh, por ky i fundit ende e kujton atë. Në një bisedë me E!News, modeli tha se ishte mirënjohës për kujtimet që ndau me këngëtaren dhe pranoi se mësoi shumë nga martesa e tyre, e cila zgjati pak më shumë se një vit. “Mëson shumë nga të qenit në marrëdhënie në përgjithësi. Unë i vlerësoj të gjitha përvojat e mahnitshme që kam marrë”-tha Asghari, duke shtuar se ai besonte se ishte i rritur si njeri për shkak të romancës së tij me Britney-n. Ai shtoi se Britney do të jetë gjithmonë një pjesë e tij, ndërsa e përshkroi atë si një njeri të mahnitshëm.

2. Ricky Martin ka hedhur poshtë thashethemet e fundit se ka nisur një romancë të re. Ndërsa gazeta En Casa Con Telemundo adresoi thashethemet për romancën e re të Martin, ai i dha fund këtyre spekulimeve. “Ata nuk mund të ishin më larg nga e vërteta. Ne vetëm mund të qeshim,”-tha këngëtari për gazetën.

3. I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ardian Bujupi. Ai së fundmi ka bashkëpunuar me The Ironix për të sjellë projektin “Yarnana”, i cili këtë javë ka rrëmbyer vendin e parë në “The Top List”, Top Awards. Ardiani na ka folur më shumë për këtë këngë, projektet e ardhshme, çështjet e zemrës, si dhe mendimin për t’u kthyer një ditë përfundimisht në Shqipëri…

Tani jam 33 vjeç dhe vjen një moshë që kur e ke shansin të vish më shpesh në Shqipëri dhe Kosovë, vjen ajo ndjenja që ‘po sikur të vish përfundimisht këtu’. Ka shumë gjëra, gjuha, tradita, dashuria, familja… Tani është zhvilluar Kosova dhe Shqipëria, dikur ka qenë më e vështirë të shkoje dhe për shkak të rrogave. Por tani është stabilizuar dhe ekonomia, është klima më e mirë, kam familjen… Për të gjitha këto gjëra e mendoj këtë, gjëra që atje nuk i kam.

4. Marrëdhënia mes Miley Cyrus dhe babait të saj, Billy Ray Cyrus, thuhet se ka arritur një pikë pa kthim pas një regjistrimi audio në të cilin ai bëri komente fyese për vajzën e tij dhe ish-gruan e tij, Tish Cyrus. Billy Ray kritikoi publikisht të bijën dhe iu referua asaj me terma nënçmues si “djallëzore” dhe “e shthurur”. Sipas burimeve pranë familjes, Miley ka ndërprerë komunikimin me të atin dhe nuk është e hapur të pranojë asnjë falje. “Nuk ka asnjë justifikim që një baba ta quajë vajzën e tij të shthurur”-tha burimi i brendshëm për RadarOnline. “Çdo lloj respekti që Miley kishte për babanë e saj është zhdukur. Ai ka vdekur për të.”-shtoi burimi. Situata e ka bërë këngëtaren të ndjehet thellësisht e lënduar nga babai i saj.

5. I ftuar për të performuar në finalen e “She’s On Top”, artisti i njohur Bardhi, foli për jetën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP 3” dhe gjithashtu ndau dhe surprizën e projektit të tij të ri, me një këngë që do të vijë për vajzën që ai dhe Sara Gjordeni po presin.

Kam disa projekte gati. Diku pesë këngë që do dalin. E kam dhe një këngë për bebin e vogël. Po pres dhe unë ta realizoj, besoj shumë shpejt. Kemi vendosur për emrin. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni vesh, sepse e kam surprizë te kënga. /TAR/